Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka bërë të ditur se kryetari i partisë së tij, Lumir Abdixhiku do të qëndrojë në Gjermani me 6 nëntor.
Ai pritet të takohet me bashkatdhetarë që jetojnë atje.
Postimi i plotë:
Të respektuar veprimtar e aktivstë të LDK-së.
Të bëhemi bashkë në takimin e Degës së LDK-së në Gjermani, për të diskutuar për të ardhmen tonë të përbashkët, përkatësisht për të ardhmen zhvillimore të atdheut tonë, Kosovës.
Të dielën, më 06 Nëntor 2022, në orën 12:00, “Lidhja për mergatën”, na bashkon në tubimin në Johann Klein Straße 22, 67227 Frankenthal.
Mirë u takofshim