5 C
New York
Saturday, February 28, 2026

Buy now

“Para Ramës e Vuçiqit”, gazetari Martens: Kurti në 2023 kërkoi anëtarësimin në Tregun Evropian si hap para hyrjes në BE

- Advertisement -

Gazetari i gazetës gjermane “FAZ”, Michael Martens, përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, ka thënë se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ‘’mbrojtur’’ idenë e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në Tregun Evropian.

Marten thekson se këtë Kurti e kishte bërë në vitin 2023, para kryeministrit shqiptar Edi Rama, dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

‘’Ideja se anëtarësimi në tregun e vetëm evropian është thelbësor për vendet kandidate që nuk do të lejohen të anëtarësohen në BE në të ardhmen e parashikueshme nuk është e re në mesin e politikanëve. Para Edi Rama dhe Aleksandar Vučić sot në Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), këtë ide e kishte mbrojtur Albin Kurti në vitin 2023’’, ka shkruar Martens, përcjell Express.

Ndryshe, në një postim të mëhershëm, gazetari gjerman i ka bërë një analizë opinionit të përbashkët të shkruar nga Rama e Vuçiq, të cilët kanë argumentuar për anëtarësimin e vendeve ballkanike në tregun europian dhe shengen.

Të ngjashme

Të fundit