Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi, në një intervistë dhënë së fundi, mes tjerash tha se shkojnë në veri edhe vet, pra pa mbrojtje të afërt.
Gjatë një paraqitje në “Debat Plus”, një prej pyetjeve që iu shtrua atij nga një qytetar, ishte kjo:
“Ke shku shpesh në veri me kryeministrin, por edhe vetëm, me mbrojtje të afërt? Pse ka nevojë nëse është shtrirë sovraniteti atje?”.
Ai tha se tash shkojnë edhe vet, dhe se dallon veriu me ditën e parë kur janë dërguar kryetarët në komuna.
“Me mbrojtjte të afërt kemi shku kur kemi shku, sot shkojmë edhe vet, edhe me kerre të zakonshme. Dallon veriu me ditën 1 kur kemi dërgu kryetarët në komuna, edhe sot” – tha Krasniqi, transmeton Nacionale.
Ndërkohë, në një vizitë në shtator të vitit 2024, Krasniqi bashkë me kryeministrin Albin Kurti e ministrin Xhelal Sveçla, ishin përcjellur me një eskortë goxha të gjatë atje.
Mediat në veri, kishin publikuar edhe pamjet.