3.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Para një viti provonte të racionalizonte mosshkarkimin e Rakiqit, si u “kfill” më në fund Konjufca për Listën Serbe

Kjo referencë famëkeqe e një nga ndodhive më të tmerrshme e më të rënda që ka parë historia e njerëzimit më 9-10 nëntor të vitit 1938 kur nazistët e Adolf Hitlerit kishin shkatërruar gjithçka hebreje në Gjermani, ku ishte kryer pogrom shkatërrimtar ndaj këtij komuniteti; e që do të kulmonte në Holokaust.

Kësisoji, Rakiqi e kishte barazuar shtetin kosovar – zëvendëskryeministër i të cilit shtet ishte – me Gjermaninë nacional-socialiste të Hitlerit; regjimin më vrastar dhe shfarosës që kishte parë njerëzimi.

Edhe më i tronditur dhe i prekur ishte shprehur vetë ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili në një cicërimë kishte shkruar “Ndalo” Rakiqit; para vetë autoriteteve kosovare.

“Ky krahasim i aksionit policor të sotëm me ‘natën e kristaltë’ është i papranueshëm. Krahasime të këtij lloji i kontribuojnë shpërfytyrimit dhe mohimit të Holokaustit”, kishte shkruar Rohde.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, s’e shkarkonte; madje ia atribuonte edhe “paqembajtjen” Rakiqit.

Jo”, pati thënë Kurti.

Me atë çfarë di unë dhe çfarë më ka thënë ai, ai është kujdesur që situata të mos tensionohet”, ishte përgjigjur Kurti për zëvendësin e tij pyetur nga gazetarët se a do të shkarkohet Rakiqi?

Nuk do të marr ndonjë masë ndaj tij”, kishte shtuar shkurt.

Rakiqi ishte nisur për në Rashkë – në kazermë ushtarake – ku do ta takonte Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku jepeshin deklaratë pas deklarate në melodramaticitetin më të madh.

Rakiq, aty pati paralajmëruar edhe për “rezistencë”; ku në çehren e tij përçonte m shumë kuptimin e në rezistence edhe të armatosur; gjë që do të ndodhte përfundimisht më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Herën tjetër vetë do të bëjmë rezistencë dhe do të mbrohemi”, pati thënë Rakiq në prani të Vuçiqit, sikur po ia kumtonte këtij të fundit një thirrje të fundit.

Nëse diçka ndodh herën tjetër, ne do të kemi rezistencë të përgjithshme. Çfarëdo që të thotë kjo dhe sido që ta kuptoni. Ne do të mbrohemi me gjithçka dhe të gjithë në dispozicion”, pati thënë Rakiq.

Pse s’po shkarkohej ky njeri “kaq i fuqishëm” ishin çuditur publiku kosovar, kur në vitin 2015 një fjali e asokohe ministrit serb Aleksandar Jabllanoviq, që i kishte quajtue “egërsira” Nënat e Gjakovës, kishte çuar në këmbë mbarë Kosovën, dhe ato marshe i udhëheqte vetë Lëvizja Vetëvendosje.

Por, hesapet kishin ndërruar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tash në pushtet – s’e shihte njëjtë më me Jabllanoviqin çështjen e Rakiqit.

Në Debat Plus në janar të 2022’ës, panelistët, njëzëri, ia kishin shtruat këtë çështje – ç’bëhet kështu me mosshkarkimin e Rakiqit?

Konjufca ishte i prerë: s’kemi ç’të bëjmë, krejt janë njësoj.

Goran Rakiqi është zëvendëskryeministri ti s’ke çka me bë hiç. Sepse në Kushtetutë thuhet që ai duhet m’i pasë votat e minoritetit serb edhe kryeministri nuk mundet me çitë një çfare të doje, por çfare të duan ata; edhe ata çojnë ata ty ata”, u tha Konjufca panelistëve, duke racionalizuar mbi pasivitetin e Kurtit.

Procesi është kështu, thoshte Konjufca, duke provuar të tregohej politikan esëll. “

Ti e shkarkon zotin Rakiq edhe tash Lista Serbe ta dërgon një tjetër edhe ti ki m’u detyru me shkarku edhe atë tjetrin se thu po më duket si zoti Rakiq, vjen tjetri mas 24 ore edhe ata e shkarkom. Vjen njëfarë situate e cila unë nuk e kuptoj argumentin e juaj”, do të vazhdonte Konjufca.

Ndërhyrjet e panelistëve Konjufca i deflektonte me irritim, sepse pandehte që ata s’po kuptojnë çfarë argumentesh po shtrojnë. “Hiç s’ke çka bën”, u thoshte Konjufca.

Listën Serbe prej pjesëmarrjes në qeveri s’un e hjek, ndërsa të gjithë prej Listës Serbe që kanë me na ardh prej Rakiqi janë njëjtë si Rakiqi; unë asnjë dallim nuk e bëj…Qy dallojnë, ti a hajgare po bën a? Çka dallon Sllavko Simiqi prej…Kryesori (që i ka udhëheq turmat në barrikada) ka qenë qai me birra në dorë, Igor Simiqi, mbrapa Goran Rakiqit…Çka edhe ai? Krejt janë qashtu. E ka vendin me kushtetutë në Qeveri të Kosovës. A ti koalicion s’ki me ta…Kurrgje s’dallojnë nga njëri tjetri, as 5% dallim s’ka”.

Këto ishin “racionalizimet” e Konjufcës.

Dy vite më vonë…

Se tashmë Lista Serbe s’mund të trajtohet si parti politike, më në fund e ka të qartë edhe vetë Konjufca. Pas sulmit terrorist dhe paramilitar të udhëhequr nga Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, kanë rrotlluar hesapet.

Konjufca u shpreh se tash Lista Serbe – pasi këta të fundët me urdhër nga Beogradi kërkuan që “sa më parë” të shpallen zgjedhje të reja në veri – duhet të “halle” tjera.

Halli kyç, tha Konjufca, duhet të jetë se a do të jenë më Lista Serbe të përshtatshëm për regjistrim në zgjedhje në sistemin e Kosovës; e këtu, mesazhin e dërgoi kah Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Shiko, Lista Serbe duhet me pas vetëm një hall. Lista Serbe nuk duhet m’i pas hall zgjedhjet por duhet me pas hall apo regjistrohet prje KQZ-së; ma s’pari. Nuk e di a do të regjistrohet, unë veç po them, po supozoj”, tha Konjufca.

Sepse Nënkryetari i saj (Milan Radojiçiq) është udhëheqësi i grupit që e ka sulmu Kosovën prej Serbisë. E tash Lista Serbe më mirë kish me qenë m’u kujdes e me kqyr a i plotëson kushtet hiç në sistemin e Kosovës mu regjistru ose jo”, përfundoi Konjufca.

Lista Serbe dhe sulmi paramilitar në Banjskë

Pas sulmit paramilitar dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator dhe pas marrjes së përgjegjësisë nga (tash ish) Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, formacioni më i madh politik i serbëve të Kosovës – Lista Serbe – kërkoi që “sa më parë” të shpallen zgjedhje të reja në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe në Kosovë; dhe këtë vetëm pasi ua kërkoi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili përballet me një prospekt të ashpër sanksionimi nga Bashkimi Evropian.

Jo pak kush në Kosovë ka kërkuar që Lista Serbe të shpallet edhe organizatë terroriste pas asaj që ngjau në Banjskë – kur një rreshter kosovar, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë nga një grup paramilitar i pajisur me armatime të sasisë së një ushtrie të plotë.

Nga formacioni paramilitar i Radojiçiqit, njësitet speciale policore kosovare arritën të eliminojnë tre prej tyre. E këta tre, sipas Zëvendës Ministrit serb për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, “ishin të afërt me Listën Serbe” dhe se Lista Serbe “i ka armatosur vet”.

Në një bisedë me Nacionalen, Radomiroviq pak ditë pas sulmit e kishte bërë të qartë se ata paramilitarë kishin adresë politike – Listën Serbe.

Radomiroviq nuk ishte lëshuar në komentime por vetëm jepte emra të përveçëm se ku duhet drejtuar dhe ku peshon barra e përgjegjësisë për këto sulme terroriste dhe për ato jetë të humbura.

Na pati thënë në rend të parë “thirreni (ish-Kryetarin e Leposaviqit, Zoran) Todiq dhe (Nënkryetarin e Listës Serbe, Igor) Simiq” dhe se “këta i kanë armatosur” pjesëtarët e vrarë dhe luftues.

“Thirreni Todiqin dhe Simiqin, ata mund t’ju japin informacione të sakta pasi i kanë armatosur vet. U vranë njerëz shumë të afërt”, tha Radomiroviq për Nacionalen.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit