Para ndeshjes Sllovaki- Kosovë, shqiptarët pushtojnë Bratisllavën

- Advertisement -

 

Atmosfera në Bratisllavë po ndizet gjithnjë e më shumë, teksa tifozët shqiptarë nga të gjitha anët e Evropës po mbërrijnë për të qenë pranë Kombëtares së Kosovës në këtë sfidë tejet të rëndësishme.

Sot, një avion i tërë nga Bazeli ka ardhur i mbushur me tifozë shqiptarë, të cilët i janë bashkuar valës së përkrahësve që kanë pushtuar kryeqytetin sllovak. Kjo është vetëm një pjesë e mobilizimit të madh të diasporës, që edhe një herë po dëshmon lidhjen e fortë me fanellën dardane.

Sipas të dhënave të fundit, pritet që sonte në stadium të jenë rreth 7 mijë deri në 8 mijë tifozë shqiptarë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në përkrahje të Kosovës, në stadiumin me kapacitet prej 22.500 ulësesh.

Prania e tyre masive pritet të jetë një shtysë e madhe për lojtarët në fushë, në një ndeshje me peshë të madhe drejt objektivit për kualifikim në Botëror. Dardanët nuk do të jenë vetëm as në këtë sfidë. Ata do të kenë pas vetes një “armatë” të tifozëve që do të këndojnë dhe do të shtyjnë ekipin drejt suksesit.

 

Të ngjashme

Të fundit