22.6 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Para entuziazmit me të përshëndetura, LVV duhet të jap llogari për përjashtimin e Kosovës nga Dialogu Strategjik

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Dikur, marrëdhëniet e konsoliduara mes Kosovës dhe ShBA-së shpalleshin si “servile” e “inferiore”, me një diskurs të majtë anti–imperialist që shërbente si flamur opozitar për të bindur opinionin se Amerika “ka interesat e veta” në Kosovë.

Por sot të njëjtët politikanë dhe i njëjti kamp politik po shfaqen të entuziazmuar për një shtrëngim duarsh me ndonjë kongresist amerikan, me përshëndetje korridoreve, dhe po i paraqesin si fitore diplomatike, gjithnjë në përpjekje për t’i plasuar si demant politik.

Hipokrizi e pështirë!

ShBA-të kanë qenë gjithmonë partneri më i madh i Kosovës, qoftë kur i quajtën “imperialistë” e “interesxhinjë” e pushtetet e kaluara “të korruptuar lehtë të lakueshëm”, qoftë sot kur si fëmija i gëzohen biletave për në SHBA e më pas bëjnë gara kush të shtrëngojë më shumë duar.

Por ka një gjë tjetër këtu: marrëdhëniet me ShBA-të nuk maten me shtrëngime duarsh, por me vepra konkrete, me partneritet të sinqertë dhe respekt reciprok.

Albin Kurti dhe Vetëvendosje, që dje i denigroi këto lidhje, ndërsa sot po lavdërohet me të përshëndetura, duhet dhënë llogari për qëndrimet e kaluara, sanksionet dhe përjashtimin e shtetit të Kosovës që i shkaktoi.
🇽🇰🇺🇸

Të ngjashme

Të fundit