16 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Para dhe pas makijazhit: Bebe Rexha tregon se si po arrin ta kamuflojë syrin e nxirë për koncertet e radhës

- Advertisement -

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon turneu ne saj të koncerteve, “Best F*N Night Of My Life” në Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka performuar së fundmi në Filadelfia dhe Boston pas koncertit të shumëpërfolur në New York, ku u sulmua nga një fans me një telefon që u gjuajt në fytyrën e saj.

Kjo i shkaktoi asaj lëndime në fytyrë, ku si rrjedhojë u detyrua të bëjë tri qepje, gjersa për ngjarjen në fjalë kanë raportuar të gjitha mediat ndërkombëtare.

33-vjeçarja tani duket se po rikuperohet nga lëndimi i pësuar në fytyrë, ndonëse syri i saj vazhdon të jetë i nxirë.

Megjithatë, Rexha po e kamuflon mjaft mirë nxirjen pas makijazhit për paraqitjet e saj në koncerte.

Interpretuesja e hitit “Meat To Be” ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një video, ku shihet para dhe pas realizimit të makijazhit në fytyrën e saj.

Videoja tregon gjendjen aktuale të syrit të saj të nxirë dhe ndryshimin drastik që arrin të bëjë pas aplikimit të grimit.

Rexha përndryshe ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj “If Only I” në bashkëpunim me Loud Luxury dhe Two Friends.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit