10.9 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

“Paqja ka mbaruar”, ministri danez i përgjigjet zëvendës presidentit të Amerikës

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen me anë të një reagimi pas fjalës së J.D. Vance tha se shpresonte që Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka të mund të punonin së bashku për sigurinë e Arktikut.

Në reagimin e tij, Rasmussen tha se megjithëse nuk e vlerësonte tonin mbi “akuzat” e bëra, nga numri dy i Shtëpisë së Bardhë, ai tha se kishte shumë mënyra që SHBA të kishte një prani më të fortë në Grenlandë sipas kushteve të një marrëveshjeje të mbrojtjes të vitit 1951.

“Shumë po flitet këto ditë për Groenalndën. Janë bërë shumë akuza dhe shumë lidhje të paqenë. Sigurisht, ne jemi të hapur për kritika. Por më lejoni të jem plotësisht i sinqertë. Ne nuk e vlerësojmë tonin me të cilin po jepet nga SHBA. Nuk duhet të flisni kështu me aleatët tuaj të ngushtë. Dhe unë ende i konsideroj Danimarkën dhe Shtetet e Bashkuara si aleatë të ngushtë. Ne e respektojmë faktin që Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një prezencë më të madhe ushtarake në Greenland, të përmendur edhe më të madhe nga JD Vance. Në në Groenlandë dhe Danimarkë jemi shumë të hapur për ta diskutuar këtë me ju, me një mendje të hapur. Kemi akoma marrëveshjen e mbrojtjes që nga viti 1951.

Zëvendëspresidenti deklaroi gjithashtu se Danimarka ka bërë shumë pak në Arktik. Një ditë më parë, ai tha se Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë bërë shumë pak. Dhe fakti është se ne të gjithë kemi marrë dividendin e paqes. Ne të gjithë vepruam me supozimin se Arktiku ishte dhe duhet të jetë një zonë me tension të ulët. Por ajo kohë ka mbaruar. Me status quo-në aktuale nuk është një opsion i madh në sigurinë, por me një investim prej 1 miliardë dollarë për drone dhe anije luftarake do të jetë diçka më ndryshe vitin tjetër”, shtoi Rasmussen.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit