-8.7 C
New York
Monday, January 26, 2026

Buy now

Paqe në “Olimpico”, s’ka fitues mes Romës dhe Milanit

- Advertisement -

Roma e Milani janë përballur në kuadër të xhiros së 22-të në elitën e futbollit italian, me ndeshjen që është mbyllur me barazim.

Në “Stadio Olimpico”, rezultati pas 90-të minutave ishte 1-1.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyllë pa gola, me Romën që kishte rastet më të mira, ndërsa Milani mbeti gjallë shkaku i Mike Maignanit.

Në pjesën e dytë, megjithatë, Milani shënoi i pari, me anë të Koni De Winter, në minutën e 62-të, pas harkimit të Luka Modric.

12 minuta më vonë, Roma fitoi një penallti pas një loje me dorë nga Davide Bartesaghi.

Penalltinë e shndërroi në gol Lorenzo Pellegrini, i cili barazoi për 1-1.

Me këtë pikë të fituar, Milani shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e dytë, derisa Roma ngjitet një pozitë më lartë – në vendin e tretë – me 43 pikë, aq sa ka edhe Napoli në vendin e katërt. /Express/

Të ngjashme

Të fundit