Ëshë mbyllur me barazim ndeshja derbi e xhiros së 24-të në Premierligë, mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt, e luajtur në Londër.
Pas pothuajse 100 minutave, dy skuadrat u ndanë në paqe, me rezultatin përfundimtar që mbeti 2-2.
Ishin mysafirët nga Manchesteri që e nisën më mirë ndeshjen, duke shënuar fillimisht me anë të Rayan Cherkit në minutën e 11-të, teksa në përfundim të pjesës së parë shënoi edhe blerja e janarit, Antoine Semenyo.
Pjesa e dytë, më pas ishte pothuajse e tëra e vendasve, të cilët qysh herët u nisën në aksion për t’u kthyer në lojë.
Dominic Solanke pranoi një top të mirë në zonën e rrezikshme të Cityt në minutën e 53-të dhe nga i cili erdhi autogoli i shënuar nga Marc Guehi.
Sulmuesi anglez doli në skenë prapë në minutën e 70-të, kur shënoi golin e barazimit për 2-2 me një goditje të jashtëzakonshme, që në zhargonin futbollistik njihet si “goditje akrepi”.
Me këtë pikë të marrë, Tottenhami i Thomas Frank kalon në pozitën e 14-të në tabelë, me 29 pikë të tubuara nga 24 ndeshje.
Ndërkohë, City mbetet gjashtë pikë mbrapa Arsenalit, me 47 pikë të grumbulluara.






