Ka përfunduar pa gola ndeshja në mes të Evertonit dhe Liverpoolit, në kuadër të xhiros së gjashtë në Premier League.
Ndonëse pati shumë mundësi nga të dyja palët, rezultati nuk ndryshoi për 90’ minuta.
Evertoni arriti të shënojë në pjesën e dytë, me anë të Coady, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në anën tjetër, Liverpooli pati mundësi që ta mbyllë dilemën e fituesit me anë të Salah që goditi shtyllën afër fundit të ndeshjes.
Si përfundim, të dyja skuadrat ndajnë pikët, për t’i kërkuar fitoret në xhirot e ardhshme.