-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

“Paqe” në “Air Albania”, “Kuqezinjtë” nuk shkojnë më shumë se barazimi ndaj Çekisë

- Advertisement -

Patëm raste të shumta për të filluar festën, por para portës së Kovar dështuam.

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar barazimin e parë në këtë edicion të UEFA Nations League, me “Kuqezinjtë” që në kanë ndarë pikët me Çekinë në “Air Albania”, me sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, që u mbyll në shifrat 0-0.

Miqtë çekë kanë arritën të trondisnin dy herë portën e Strakoshës, teksa fillimisht ishte Vaclav Jemelka, i cili kap traversën pas një goditjeje me kokë në minutën e 13’-të dhe pak sekonda më vonë Lukas Cerv godet në të njëjtin vend nga distanca, por vetëm kaq.

Pjesa e mbetur e lojës pa një dominim të pastër të “Kuqezinjve”, të cilët patën raste të shumta shënimi me Bajramin, Tuçin, e Qazim Laçin me këtë të fundit që pati rastin më flagrant për të gjetur rrjetën, por në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

Rikthimin e tij me fanellën “kuqezi” e bëri edhe “katalizatori” i mesfushës, Amir Abrashai, i cili zbriti në fushë pas plot 8 vitesh.

Ndërkaq, sa i përket renditjes në Grupin B1, të UEFA Nations League, Shqipëria ngjitet në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Gjeorgjia e vendit të 2-të dhe 1 më pak se Çekia kryesuese, ndërsa në vendin e fundit të grupit është Ukraina me 5 pikë.  /Abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit