11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Paqartësia në rrugën drejt anëtarësimit në BE, nxitje për tensione mes Kosovës e Serbisë

- Advertisement -

Në bazë të platformës “Rane” që ofron shërbime të intelegjencës, liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk janë të interesuar për t’i de-përshkallëzuar tensionet.

Një analizë e fundit e platformës “Rane” ka vënë në dukje rrjedhën e tensionuar në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se mungesa e qartësisë në rrugën drejt anëtarësimit të të dyja vendeve në Bashkimin Evropian (BE) është një nga arsyet kryesore që nxit përshkallëzimin e tensioneve midis dy fqinjëve rajonalë.

Në bazë të platformës private që ofron shërbime të intelegjencës, liderët e të dyja vendeve janë të prirur të mbajnë tensione të larta për të forcuar mbështetjen e brendshme politike. Në analizë është thënë se Prishtina dhe Beogradi, rruga evropiane e të cilave është bllokuar aktualisht, nuk kanë stimuj për t’i normalizuar marrëdhëniet.

Në fakt, analiza e “Rane” ka sugjeruar se kryeministri kosovar, Albin Kurti, mund të jetë i motivuar politikisht të mbajë një klimë të tensionuar me Serbinë përpara zgjedhjeve parlamentare në Kosovë të planifikuara për shkurt 2025, dhe të vazhdojë të përdorë një retorikë ndezëse, duke e shfrytëzuar këtë situatë për të rritur mbështetjen.

Në të njëjtën kohë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në bazë të analizës në fjalë, synon të përfitojë politikisht nga mosmarrëveshjet e vazhdueshme dhe ngërçi në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat mund të ndihmojnë në largimin e vëmendjes së brendshme nga protestat në rritje kundër minierave të litiumit në vend.

“Kjo do të thotë se protestat e herëpashershme nga serbët etnikë dhe kosovarët etnikë ka të ngjarë të organizohen në muajt e ardhshëm, sikurse janë episodet e izoluara të dhunës ndërkomunale –  disa prej të cilave mund të bëhen vdekjeprurëse – sabotazhi dhe përpjekjet e huaja, veçanërisht nga Rusia, për të promovuar destabilitet”, shkruan Albanian Post.

“Gjithashtu, ekziston një rrezik i ulët që grupet e armatosura nga të dyja grupet etnike të shfrytëzojnë tensionet, duke çuar në përleshje kufitare ose kryengritje në shkallë të vogël”, thuhet në analizë, derisa përmendet sulmi paramilitar i vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në veri të Kosovës.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënive në fillim të vitit të kaluar, fillimisht në Bruksel të Belgjikës, pastaj në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Por, përkundër insistimit të diplomatëve evropianë se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë ligjërisht obligative, akoma nuk është zbatuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit