19 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Papa i ri shihet me Apple Watch në dorë – a po e përqafon teknologjinë?

- Advertisement -

Papa Leo XIV mund të ketë shfaqur kohët e fundit “një dashuri” për veshjen e pajisjeve të teknologjisë së lartë, pasi shumë kanë vënë re se ai mbante një Apple Watch gjatë Meshës së tij të parë të Shenjtë.

Për më tepër, shumë burra të moshuar rreth 70 vjeç, të cilët përndryshe nuk zotërojnë ndonjë pajisje moderne të teknologjisë së lartë, u është dhuruar një Apple Watch nga të afërm të shqetësuar se mos të moshuarit bien ose kanë një problem kardiak.

Kjo pasi në raste të tilla, ora dërgon një alarm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Është e mundur që Papa ka të afërm të shqetësuar për shëndetin e tij dhe ata blenë një Apple Watch për të.

Nga ana tjetër, nëse Papa do të blinte Apple Watch për vete, do të ishte e arsyeshme që ai gjithashtu zotëron një iPhone.

Kjo për shkak se një pronar i Apple Watch duhet të lidhet me një iPhone për konfigurimin fillestar të orës, të sinkronizojë të dhënat dhe të çiftojë orën me një njësi specifike iPhone.

Një mundësi tjetër është që Papa Leo XIV të jetë adhurues i orës.

Nick Gould, i cili e quan veten “një ekspert i orës”, vuri re se “gjatë meshës së tij të parë të shenjtë, Papa Leo XIV mbajti një Apple Watch, të cilën e kishte veshur më parë përpara se të zgjidhej Kardinal”.

A do të jetë Papa Leo XIV, Papa i parë amerikan, gjithashtu Papa i parë që do të përqafojë teknologjinë?

Të ngjashme

Të fundit