Papa Françesku ka thënë se konflikti në Ukrainë “nuk është një operacion ushtarak, por një luftë” dhe e quajti Ukrainën një “vend martir” ku “rrjedhin lumenj lotësh dhe gjaku,” raporton BBC.
Komentet e tij janë një kundërshtim ndaj narrativës zyrtare ruse të shtyrë nga Kremlini, i cili këmbëngul se pushtimi i Ukrainës është një “operacion special ushtarak” i nisur për të “çmilitarizuar” Ukrainën.
Javën e kaluar Papa apeloi për t’i dhënë fund konfliktit, duke bërë thirrje për hapjen e korridoreve humanitare për të lejuar që civilët të largohen.