Papa Françesku, i cili është shtruar në spital për më shumë se një javë, ka kaluar një natë të qetë pas një krize të frymëmarrjes që pësoi të shtunën, sipas një deklarate nga Vatikani.
Nata kaloi e qetë, Papa pushoi,” tha Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë në një deklaratë të shkurtër herët në mëngjes të së dielës, pa ofruar detaje të tjera mbi gjendjen e tij të fundit.
Papa mbetet në gjendje “kritike” dhe zhvilloi një “krizë astmatike të frymëmarrjes” të shtunën, sipas një deklarate të mëparshme nga Vatikani.
Gjendja e 88-vjeçarit “kërkonte gjithashtu aplikimin e oksigjenit në flukse të larta,” shkroi Vatikani.