Papa Francesku do të lirohet nga spitali Gemelli në Romë të dielën dhe do t’i duhet të pushojë të paktën dy muaj në Vatikan, kanë thënë mjekët që po e trajtojnë, shkruan BBC.
88-vjeçari u pranua në spital më 14 shkurt me një infeksion të rëndë respirator që shkaktoi pneumoni të dyfishtë.
Gjatë pesë javëve të kaluara, ai pati “dy episode shumë kritike” ku “jeta e tij ishte në rrezik”, tha Dr. Sergio Alfieri, një nga mjekët që po e trajton Papën.
Papa Francesku nuk u intubua kurrë dhe gjithmonë mbeti i zgjuar dhe në vetëdije, tha Dr. Alfieri. Papa nuk është plotësisht i shëruar, por nuk ka më pneumoni dhe tani është në një gjendje të qëndrueshme, sipas mjekëve të tij.
“Sot jemi të lumtur të themi se nesër ai do të jetë në shtëpi,” tha Dr. Alfieri për gazetarët të shtunën.
Nëse trendi i përmirësimit vazhdon, mjekët thanë, Papa do të mund të kthehet në punë sa më shpejt të jetë e mundur