18.4 C
New York
Saturday, September 28, 2024

Buy now

Pantina: VV-ja e ka propagandën pikë të fortë, qytetarët duhet ta ndëshkojnë Albin Kurtin

- Advertisement -

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina thotë se edhe pse është e padrejtë vënia e sanksioneve, ato nuk do të hiqen, pasi sipas saj, po kërkohet themelimi i Asociacionit dhe dërgimi I draftit të tij në Kushtetuese.

Kështu ka deklaruar ajo për “Expose”, teksa shtoi se Qeveria Kurti as me fondet e veta nuk ka bërë diçka pozitive për përmirësimin e jetës së qytarëve të Kosovës.

“Për t’u hequr sanksionet duhet të pushojnë arsyet pse janë vendosur këto. Kryesorja është themelimi i Asociacionit, gjegjësisht fillimi i statutit të tij dhe pa u dërguar në Kushtetuese, unë nuk mendoj se do të hiqen sanksionet. Është e padrejtë vënia e sanksioneve sepse as ato nuk po i ndryshojnë çështjet për të cilat janë vënë, sepse Qeveria nuk po e ndryshon mendjen. Arsyeja pse nuk janë vërejtur shumë këto sanksione është sepse Qeveria edhe me fondet e veta, nuk është duke bërë ndonjë projekt që do të ndikonte pozitivisht në jetën e qytetarëve”, tha Pantina

Sipas Pantinës, VV-ja e ka pikë të fortë propagandën.

“Në këtë Qeveri kemi pasë shumë pak rezultate me të cilat mund të krenohemi, e gjitha është një propagandë e mirë sepse në këtë pikë edhe VV-ja edhe vetë Kurti janë shumë të mirë, pra duhet ta pranojmë se propagandën e kanë një pikë shumë të fortë të tyre, por kur të del e vërteta, pasojat mund t’i bartin edhe ata”, shtoi ajo.

Tutje, sipas Pantinës qyetetarët duhet ta ndëshkojnë Kurtin për të gjitha këto ngecje.

“Problemi më i madh me Kurtin është se ai vazhdon të jetë i paparashikueshëm. Qytetarët duhet ta vlerësojnë nëse ka bërë punë, por duhet ta ndëshkojnë për të gjitha këto ngecje sepse pasojat i kemi bartë ne”, tha Pantina për “Expose”, prodhim i GazetaBlic.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit