18.8 C
New York
Wednesday, May 21, 2025

Buy now

Pantina thotë se insistimi VV-së në Haxhiun është forcim i krizës

- Advertisement -

Shqipe Pantina, analiste ka thënë se insistimi i LVV-së për të mos e ndërruar kandidaten për kryeparlamentare të cilën e tha edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti vetëm sa e thellon krizën.

Ajo ka thënë se nuk mund të ketë zgjidhje nëse një parti nuk e ka shumicën e mjaftueshme pa marrëveshje politike.

“Zgjidhjet politike janë ose me vota të qytetarëve kur e merr shumicën e mjaftueshme ose kur bënë marrëveshje politike dhe e bën shumicën. Çdo mënyrë tjetër është imponimin dhe si i tillë siç edhe po vërehet nuk mundet me prodhua ndonjë zgjidhje. Kjo është thjesht një forcim i krizës. Çelësin e zgjidhjes së kësaj krize e ka subjekti që ka numrin më të madh të votave. Deri tani nuk kemi pa nga LVV që duan me gjet zgjidhje”, ka thënë Pantina në emisionin “Këndi i Deabtit” në Tëvë1.

Ajo ka thënë se Kurti nuk është i gatshëm me bisedua për pozita në qeveri me ndonjë parti duke komentuar ftesën e Kurtit për LDK-në.

Të ngjashme

Të fundit