2.2 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Pantina: Punëtorët që punojnë të dielave a kanë ditë të lira gjatë javës, a kanë kontrata?

- Advertisement -

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shtruar disa pyetje lidhur me kushtet e punëtorëve në Kosovë.

Ajo ka pyetur se a kanë ditë të lira gjatë javës punëtorët që punojnë të dielën, a kanë kontrata dhe se a paguhen më shumë për shkak se punojnë ditëve të fundjavës.

Sipas saj Qeveria kishte premtuar se do të mbronte të drejtat e punëtorëve dhe të përmirësonte kushtet në punë, porse kjo nuk ka ndodhur.

“Por në realitet sot janë veten 33 inspektorë të punës, e ndërsa në vitin 2018 ishin 50 dhe edhe atëherë ky numër ishte i pamjaftueshëm. E paga minimale vazhdon te mbetet 170 euro, ndërsa radhët e pritjes  para ambasadave për viza pune edhe me të gjata. Hajt se muaji shkurt shkon më shpejt!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Ndonëse sot është ditë pushimi, shumë të punësuar janë në vendet e tyre të punë. Kjo në vetvete nuk është ndonjë shkelje e te drejtave apo shkelje ligjore, por çështja është se këta punëtorë qe punojnë edhe sot, a kanë ditë të lira gjatë javës? A paguhen më shumë për shkak se punojnë ditëve të vikendit? Por mbi të gjitha a kanë kontratë pune?
Qeveria aktuale kishte premtuar në programin e tyre qeverisë se “Prioritet i qeverisjes sonë është mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimi i kushteve në punë”.

Por në realistet sot janë veten 33 inspektorë të punës, e ndërsa në vitin 2018 ishin 50 dhe edhe atëherë ky numër ishte i pamjaftueshëm. E paga minimale vazhdon te mbetet 170 euro, ndërsa radhët e pritjes para ambasadave për viza pune edhe me të gjata.
Hajt se muaji shkurt shkon më shpejt!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit