7.6 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

Pantina: Nuk ka fitues e as humbës të mëdhenj në këto zgjedhje – këto janë befasitë

- Advertisement -

Analistja politike, Shqipe Pantina, vlerëson se zgjedhjet lokale kanë prodhuar balanc mes subjekteve politike.

“Në fakt këto zgjedhje kanë prodhuar një lloj balanci mes subjekteve politike. Nuk kemi më bastione të pathyeshme, kanë mbetur dy apo tri komuna të cilat në vazhdimësi i fiton një subjekt, po në anën tjetër është një lloj shpërndarje e fuqisë politike. Nëse e marrim në terma nominal se kush ka fituar më së shumti, natyrisht se kryeqyteti e ka peshën më të madhe, kështu që subjekti që ka fituar kryeqytetin, pra Prishtinën, mund të llogaritet si fituesi më i madh. Në këtë lloj, në këtë rast Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila po ashtu edhe në total ka fituar numrin më të madh të komunave, gjithësisht numër të barabartë të komuna me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ajo.

Pantina ka bërë dhe krahasim të rezultatit me vitin 2021, teksa thotë se nuk ka fitues e as humbës të mëdhenj në këto zgjedhje.

“Në anën tjetër, nëse e bëjmë një krahasim mes zgjedhjeve të vitit 2021 dhe këto zgjedhje, LDK-ja në anën tjetër i ka humbur dy komuna, kështu që mund të konsiderohet edhe që ka humbur në numër të komunave, por i ka ruajtur komunat më të mëdha, e ka ruajtur Prishtinën, e ka ruajtur, Pejën, e në anën tjetër Vetëvendosja në numrin e komunave në krahasim me vitin 2021 i ka fituar tri të tjera, përderisa ato që i ka qeverisur, tri prej tyre i fitoi pa balotazh. Kështu që nuk kemi humbës të mëdhenj, por as nuk kemi fitues të mëdhenj në këto zgjedhje, sepse edhe nëse Vetëvendosja pretendon se është fituese, nëse krahasohet me zgjedhjet nacionale dhe këto të fundit, prapë ka humbur në numër total të votave. Kështu që as nuk kemi fitues të mëdhenj, por as nuk kemi humbës kësaj radhe”, ka theksuar analistja.

“Në anën tjetër AAK-ja i ka ruajtur numrin e njëjtë të votë, të komunave. Në raport me nivelin nacional ka rritje të votës, por nuk ka humbur asnjë komunë dhe nuk ka fituar asnjë komunë të re, kështu që është e balancuar. PDK-ja e ka humbur Drenasin, nëse mund ta konsiderojmë të humbur, ndonëse Lladrovci është sërish afër PDK-së, mbetet të shihet nëse ai do të rikthehet në Partinë Demokratike apo fati i tij politik do të marrë një drejtim tjetër, por pak a shumë i ka ruajtur të njëjtat komuna me përjashtim të Mitrovicës, e cila, siç po duket, ende nuk ka një epilog përfundimtar. Duhet të pritet hetimet se çfarë po ndodh deri në fund nëse ka pasur manipulim të votave apo jo”, ka vlerësuar ajo për Expose të Gazeta Blic.

Për të, kanë qenë disa befasi në zgjedhje, në disa komuna.

“Po, për mua befasi janë Fushë Kosova dhe Obiliqi. Nuk kam pritur fare që këto komuna të fitohen nga Lidhja, nga Vetëvendosja, sepse edhe kandidatët e saj nuk kanë qenë më të mirë se kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për fat të keq, ajo çka është vërtetuar në këtë rast është se këta dy kandidatë që i fituan zgjedhjet kanë qenë të përfshirë në numër të madh të punësimeve në kompanitë publike. Pra, i kanë shfrytëzuar pozitat e tyre brenda partisë, ndikimin që ata kanë pasur për të punësuar njerëz në kompani publike, gjithësisht në Korporatën Energjetike të Kosovës dhe nuk i kanë fituar me meritë këto pozita, por në një farë mënyre i kanë manipuluar apo edhe i kanë joshur votuesit me përfitime të tjera që janë personale direkte për këta qytetarë, por pa përfituar si komunitete. Unë nuk besoj se këto komuna do të qeverisen më mirë se ç’kanë qenë qeverisura më herët”, ka deklaruar Shqipe Pantina./Gazeta Blic/

Të ngjashme

Të fundit