Hysen Çekaj, djali i heroit të Kosovës, Sali Çekaj, javë më parë u anëtarësua në LDK, që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.
Për Çekajn fjalë të mira ka pasur Shqipe Pantina, analiste e përhershmë në Kanal 10.
Sipas Pantinës, Çekaj do ta sfidojë posaçërisht partinë “Guxo”, që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, e bija e heroit Jusuf Gërvalla.
“Zoti Çekaj, nëse mund të them, do ta sfidojë më së shumti atë nëse ka mbetur diçka nga Lista Guxo…Por ata njerëz që e kanë mbështetë në Gjermani, ndoshta për arsye të ndryshme e kanë mbështet Donikën, e bija e kujt është, sot ato vota besoj do të shkojnë te zotri Çekaj. S’kanë arsye për ta mbështetur zonjën Gërvalla” – tha Pantina.