Shqipe Pantina, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pasi ia tha se distancohet nga gjuha e anëtarit të partisë së tij në KQZ, Sami Kurteshi.
Në një postim në Facebook, Pantina e ka quajtur Kurtin manipulues.
“Një herë manipulues, gjithmonë manipulues, zanatin nuk e harron”, ka shkruar ajo.
Ajo ka shtuar se distancimi i vërtetë nga gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj gazetarëve nuk bëhet vetëm me një deklaratë në media, duke pyetur pse Kurti nuk ndërmerr veprime konkrete nëse nuk pajtohet me veprimet e emëruarit të tij.
“Sami Kurteshi në KQZ është emëruar nga VV-ja, partia e kryesuar nga Kurti. Nëse Kurti vërtet nuk pajtohet me gjuhën dhe veprimet e tij, atëherë pse nuk e shkarkon?”, ka shkruar Pantina.






