-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Panduri tregon se si ministri Murati e refuzoi përballjen me Hykmete Bajramin

- Advertisement -

Hekuran Murati nuk ka pranuar të përballet në debat me Hykmete Bajramin.

Ministri i Financave i është përgjigjur negativisht ftesës së moderatorit të emisionit Debat Plus, Ermal Pandurit, për debat me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bajrami, e cila u intervistua në Debat Plus të mërkurën, e pyeti moderatorin Panduri nëse i kishte bërë ftesë për debat ministrit Murati.

“A e ke ftu Hekuran Muratin sot me ardhë në debat?”, e pyeti Bajrami, Pandurin.

Panduri tha se ministri e ka refuzuar ftesën.

“E kam ftu unë, kesh t’u e jap një sqarim në fund. Unë e kam ftuar, Hekuran Muratin, ministër të Financave, për përballje me zonjën Hykmete Bajrami. Por me gjithë përpjekjet e Qeverisë me sjellë, ai nuk ka pranuar të jetë përball Hykmete Bajramit”, u përgjigj Panduri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit