22.5 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

“Pandëshkueshmëria për sulmin në Banjskë është e papranueshme”, thotë ambasada gjermane

- Advertisement -

Ambasada gjermane në Kosovë ka thënë se pandëshkueshmëria për sulmin në Banjskë është e papranueshme.

Në dyvjetorin e sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku, kjo ambasadë thekson se pavarësisht garancive të ndryshme se autorët do të mbahen përgjegjës, ende nuk është vënë drejtësi.

Kjo ambasadë potencon se ai i cili mori përgjegjësinë për sulmin, Millan Radoiçiq, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo pandëshkueshmëri e dukshme është e papranueshme. Është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme”, thonë nga kjo ambasadë, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë përvjetor ka reaguar edhe ambasada britanike në Kosovë. Ajo ka përsëritur thirrjen që autorët e sulmit të armatosur në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë

Të ngjashme

Të fundit