24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Pandëshkueshmëria e Srpska Lista-s, Haradinaj-Stublla e çuditur nga “heshtja shurdhuese” e të gjithëve

- Advertisement -

Pas thirrjes për protestë mbarë-serbe në veri të hënën nga Lista Serbe për të kundërshtuar ndalimin e dinarit si mjet ligjor pagese si pasojë e hyrjes në fuqi të rregullores së amandamentuar të BQK-së, ka reaguar ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stublla, e cila, e shokuar nga pandëshkueshmëria e kësaj partie-degë të SNS-së së Serbisë, ka shkruar se “Drejtësia, institucionet, e opozita (janë) në heshtje shurdhuese!

Reagimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stubllës:

LISTA “E FORTË” E VUÇIQIT

Edhepse:

– “organizoi” barrikadat me banda të armatosura e të maskuara që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in, dhe gazetarët në maj 2023 në veri;

– “planifikoi e ekzekutoi” sipas direktivave të Serbisë zyrtare agresionin terrorist në Banjskë;

– shpalli 3 ditë zie për terroristët që vranë rreshterin Afrim Bunjaku dhe rrezikuan sigurinë nacionale në Kosovë dhe në tërë Ballkanin Perëndimor;

– pranoi pronësinë mbi organizimin e agresionit terrorist në Banjskë përmes ish-nënkryetarit Radojçiq…

E ashtuquajtura parti politike “Lista Serbe” nuk u ndëshkua sipas Kodit Penal të Kosovës, e as sipas Kodit të Mirësjelljes së Partive Politike në Kosovë – duke u ‘shpërblyer’ nga Shteti i Kosovës me financim prej 360 mijë eurosh dhe me rivalidim në sistemin politik të Kosovës – duke u kthyer në Kuvend, duke u bërë gati të kthehen në pushtet në komunat veriore, dhe sot duke paralajmëruar ‘protesta’ të reja për dinarin – sërish sipas agjendës direkte të Vuçiqit.

Drejtësia, institucionet, e opozita në heshtje shurdhuese!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit