17.3 C
New York
Tuesday, October 8, 2024

Buy now

Pamjet teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren, Policia jep detaje

- Advertisement -

Skena skandaloze të dhunës janë parë në Prizren.

Një mashkull shihet duke e rrahur brutalisht një femër në orët e mbrëmjes afër lagjes “Bajram Curri” në Prizren.

Personi i panjohur fillimisht e nokauton me goditje në fytyrë, për ta goditur pa ndalë edhe sa ishte e shtrirë.

Lidhur me rastin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Gazetën Insajderi se viktima dhe i dyshuari janë bashkëshortë.

Sipas tij të dytë janë duke u intervistuar nga policia.

“Lidhur me rastin, sapo është publikuar video regjistrimi, hetuesit e stacionit Policor të Prizrenit kane ndërmarr veprime hetimore dhe eshte identifikuar i dyshuari dhe viktima, për momentin të dytë janë në stacion duke u intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje,  ngase i dyshuari dhe viktima janë bashkëshort”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit