29.1 C
New York
Monday, June 23, 2025

Buy now

Pamjet satelitore zbulojnë dëme të mëdha në kompleksin më të madh bërthamor të Iranit

Kompleksi më i madh bërthamor i Iranit ka pësuar një sërë goditjesh të rënda nga sulmet e SHBA-së, sipas një analize të CNN-it bazuar në pamje satelitore.

Të paktën 18 struktura të shkatërruara ose pjesërisht të shkatërruara mund të shihen në pamjet e ofruara nga Maxar Technologies, që tregojnë objektin në Isfahan, në qendër të Iranit.

Objekti, i cili sipas organizatës “Nuclear Threat Initiative” dyshohet të jetë “qendra e programit bërthamor iranian”, ishte dukshëm i nxirë nga rrënojat që lanë pas sulmet.

Një imazh satelitor tregon dy kratere mbi sallat nëntokësore në objektin bërthamor në Natanz më 22 qershor.

Në një konferencë për shtyp në Pentagon të dielën, gjenerali Dan Caine, kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit të SHBA-së, tha se një nëndetëse amerikane kishte lëshuar më shumë se një duzinë raketash Tomahawk që fluturojnë në lartësi të ulët “kundër objekteve kyçe të infrastrukturës në sipërfaqe” në këtë kompleks.

Ndërkohë, në objektin bërthamor të pasurimit në Natanz, u vunë re dy kratere të reja, që me shumë gjasë janë shkaktuar nga bomba masive “bunker buster”, të dizajnuara për të depërtuar thellë në tokë përpara se të shpërthejnë, raporton CNN

Të ngjashme

Të fundit