Disa fotot satelitore të marra të shtunën nga një kompani private amerikane tregojnë dëme të mëdha në infrastrukturën rezidenciale dhe civile në qytetin juglindor të Ukrainës, Mariupol. Maxar Technologies njoftoi se zjarre mund të dalloheshin në seksionin perëndimor të qytetit port dhe dhjetëra ndërtesa të larta apartamentesh ishin dëmtuar rëndë nga bombardimet ruse.
Të paktën 1,582 civilë në Mariupol janë vrarë si rezultat i bombardimeve ruse, tha të premten këshilli i qytetit. Ndërsa, sot Rusia deklaroi se kishte pushtuar zona në periferi të qytetit, por ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i hodhi poshtë deklaratat duke thënë se qyteti mbetet nën kontrollin e tyre.
Mariupol ndodhet në një pozicion strategjik në bregun e Detit të Zi dhe pengon forcat ruse në Ukrainën lindore të formojnë një urë tokësore me trupat e Moskës që kanë pushtuar nga gadishulli i aneksuar i Krimesë. /abcnews.al/



