23.6 C
New York
Wednesday, June 11, 2025

Buy now

Pamje tronditëse nga sulmi në shkollën e Grazit: Nxënësit fshihen mes të shtënave

- Advertisement -

Një sulm i armatosur në një shkollë të mesme në qytetin e Grazit në Austri la pas 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Videot e filmuara nga vetë nxënësit tregojnë momentet e panikut dhe tmerrit, ku të rinjtë, të ngujuar në klasa, dëgjojnë të shtënat masive që vijnë nga katet e para të shkollës.

Autori i sulmit, i identifikuar si një ish-nxënës 22-vjeçar, ka hyrë me armë dhe ka qëlluar në dy klasa. Bilanci paraprak flet për 10 të vdekur dhe një numër të lartë të plagosurish rëndë.

Pamjet që po qarkullojnë gjerësisht tregojnë nxënës të traumatizuar, disa prej tyre duke qarë, të tjerë duke komunikuar me prindërit përmes telefonit, ndërsa nga jashtë dëgjohen të shtëna të njëpasnjëshme.

IndeksOnline raportoi më herët se në mesin e viktimave ishte edhe një nxënëse nga Kosova.

Burime të IndeksOnline pohojnë se viktima në fjalë është 15-vjeçare, me prejardhje nga Vitia.

Sipas informative të siguruara nga IndeksOnline bëhet e ditur se nga kjo tragjedi pësuan me fatalitet 9 nxënës, një mësuese dhe personi që kreu aktin, i cili dyshohet të jetë vetvrarë në banjon e shkollës.

Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky sulm është i tmerrshëm dhe se shkollat nuk duhet të jenë vende dhune dhe terrori.

“Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Mediat austriake kanë raportuar se 30 persona kanë mbetur të plagosur në të shtënat, mëngjesin e së martës në Graz të Austrisë.

I dyshuari për sulmin ishte ish-nxënës i shkollës.

Zonës përreth shkollës iu vendos menjëherë perimetër sigurie, ndërsa forca të shumta të policisë, ambulanca dhe ekipe të emergjencës mbërritën brenda minutash. Autoritetet ngritën dy qendra emergjente për prindërit dhe të afërmit e nxënësve, ndërsa qytetarëve iu kërkua të shmangin zonën.

.

 

Të ngjashme

Të fundit