34.7 C
New York
Monday, July 28, 2025

Buy now

Pamje: Të shtëna në një treg në Bangkok, së paku gjashtë të vrarë

- Advertisement -

Të paktën gjashtë njerëz u vranë nga të shtënat në një treg të hënën në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, tha një zyrtar policor.

Në mesin e të vdekurve përfshihet sulmuesi që kreu vetëvrasje, tha Charin Gopatta, zëvendëskomisionar i Byrosë së Policisë Metropolitane, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Katër roja në tregun “Or To Ko”, ku shiten prodhime bujqësore dhe ushqim lokal, u vranë nga sulmuesi, si dhe një grua, sipas Qendrës Mjekësore Emergjente “Erawan”, e cila i mbikëqyr spitalet e kryeqytetit.

Në rrjete sociale kanë dalë pamje ku shihen disa trupa të shtrirë në rrugë dhe një burrë me kapele, çantë e me pistoletë në dorë duke u larguar prej tyre.

Të ngjashme

Të fundit