Të paktën gjashtë njerëz u vranë nga të shtënat në një treg të hënën në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, tha një zyrtar policor.
Në mesin e të vdekurve përfshihet sulmuesi që kreu vetëvrasje, tha Charin Gopatta, zëvendëskomisionar i Byrosë së Policisë Metropolitane, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Katër roja në tregun “Or To Ko”, ku shiten prodhime bujqësore dhe ushqim lokal, u vranë nga sulmuesi, si dhe një grua, sipas Qendrës Mjekësore Emergjente “Erawan”, e cila i mbikëqyr spitalet e kryeqytetit.
Në rrjete sociale kanë dalë pamje ku shihen disa trupa të shtrirë në rrugë dhe një burrë me kapele, çantë e me pistoletë në dorë duke u larguar prej tyre.