Home Lajme Pamje të rënda: Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e serbit në Jarinjë, sulmoi një zyrtar policor

Pamje të rënda: Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e serbit në Jarinjë, sulmoi një zyrtar policor

0
Pamje të rënda: Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e serbit në Jarinjë, sulmoi një zyrtar policor

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një qytetari serb në Jarinje, i cili ka sulmuar një zyrtar policor pasi iu kërkua dokumentacioni për të hyrë në Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 16:30.

“Arrestohet një i dyshuar për ‘sulm ndaj personit zyrtar’ Prishtinë, 7 prill 2023 Në Pikën e kalimit Kufitar në Jarinje, sot më 07.04.2023, rreth orës 16:30, në hyrje për në Republikën e Kosovës, ka ardhur një shtetas i Serbisë, i cili nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në Republikën e Kosovës.” – ka thënë ai për Nacionalen.

Kelani ka bërë të ditur se i njëjti pasi iu refuzua hyrja në Kosovë, ka filluar të fyej zyrtarët policorë, dhe më pas, ka sulmuar njërin nga zyrarët policorë.

“Pas refuzimit për të hy në vendin tonë, i dyshuari N.T., (viti i lindjes 1981, shtetas serb i Serbisë) ka filluar të fyej zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në Pikën e Kalimit Kufitar. Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.” – tha ai.

Në fund, Kelani ka bërë të ditur se: “Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Për rastin është njoftuar prokurori, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”.

Ndërkohë, e ashtuquajtura Zyrë serbe për Kosovën në reagimin e saj pretendonte se personi në fjalë është keqtrajtuar nga Policia e Kosovës.

“Anëtarë të Policisë së Kosovës e kanë ndalur atë për shkak të mungesës së dokumenteve për fëmijët, i kanë larguar fëmijët nga vetura dhe e kanë keqtrajtuar Todoroviqin në prani të tyre, dhe kur i ka kundërshtuar, është dërguar në mbajtje.” – thuhej në komunikatë.

Mediat serbe ndërkaq, kanë raportuar se intervistimi i Nikola Todoroviq, për të cilin thuhet se është doktor në Mitrovicën e Veriut, veç se ka nisur.

Avokati i tij, Milos Deleviq, i cili u angazhua nga e ashtuquajtura Zyrë Serbe për Kosovën, raportohet se ka deklaruar që nuk e di për çfarë po akuzohet klienti i tij.

“S’e dijmë ende se për çfarë po e akuzojnë atë, dëgjimi pritet të fillojë tani.” – ka thënë ai për Tanjug.

Exit mobile version