Ndeshja Rumani – Kosovë është suspenduar për momentin.
Shkaku i kësaj qe përleshja e Amir Rrahmanit me Alibec, dy minuta para përfundimit të ndeshjes.
Ndonëse tentuan të gjithë, raportohet nga RTK-ja se lojtarët e Kosovës kanë vendosur që mos të kthehen më në fushën e lojës.
Ndeshja ishte 0-0 deri në ato momente, me Kosovën që po dominonte në të gjitha aspektet, dhe disa herë ishte afër golit.
Kosova zë pozitën e dytë në tabelë, me tri pikë më pak se Rumania në vendin e parë (pa e llogaritur ndeshjen e sontme).
Në videon më poshtë mund të shihni edhe një herë nga fillimi se si nisi situata në “Arena Nationala”.