Cristiano Ronaldo ka shënuar një gol me kokë në barazimin 1:1 me Zamalek, që ka ndihmuar Al Nassrin të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt dhe po të mos ishte goli i tij, ata do të eliminoheshin në grupet e Kupës së Kampionëve të klubeve arabe.
Ronaldo bëri një nga kërcimet e tij në përsosmëri, teksa shënoi me kokë në një harkim të shkëlqyer të Ghislain Konan nga krahu i majtë kundër Zamalek në minutën e 87-të. Goli i barazimit ndihmoi Al Nassr të barazonte në ndeshjen kundër klubit egjiptian, i cili nga ana e tij ndihmoi klubin nga Liga Pro Saudite të kualifikohej në çerekfinalet e Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe.
Goli luajti një rol të madh në kualifikimin për Al Nassr, pasi klubi do të ishte eliminuar në fazën e grupeve me një humbje në këtë ndeshje, megjithatë, klubi i Ronaldos arriti kualifikimin me një pikë.
Al Nassr tani pret duelin e tyre çerekfinal kundër skuadrës marokene, Raja CA në stadiumin Prince Sultan bin Abdul Aziz më 6 gusht.
Kjo fazë u arrit, pasi në tri ndeshje, Al Nassr barazoi dy herë dhe fitoi një tjetër, për t’u renditur e dyta në grupin C, pas Al Shabab, e cila ishte e para me shtatë pikë.