Policia e Kosovës raportohet se ka arrestuar disa persona në Prishtinë, më konkretisht te Xhamia e Llapit pas një përleshje që ka ndodhur atje.
Sipas RTK-së nuk dihen arsyet e kësaj përleshje, derisa në pamje shihet se policia e tërheq një person për ta arrestuar.
Nacionale ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti, megjithatë, deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje.