Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një përplasjeje të armatosur sonte në Klinë.
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë plagosur në Klinë.
Dy prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Lajmin për mediat e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Nje person ka humbur jeten si pasoje e te shtënave me armë zjarri dhe janë plagosur dy persona. Ne vendin e ngjarjes kane dal dy prokuror te shtetit nga Departamentit te Krimeve te Renda ne Prokurorinë Themelore te Pejës dhe Policia e Kosovës”, tha Nikçi për gazetën.
Ndërkohë, portali lokali klina.info ka publikuar fotografi nga vendngjarja.
Nga pamjet e publikuara, shihet se vendi është i përgjakur dhe është kufizuar tashmë nga njësitet e Policisë së Kosovës për të hetuar rrethanat e krimit të rëndë, që ka ndodhur në ora 20:43.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/04/Screenshot_20220428-224839_Gallery-696x396-1.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/04/Screenshot_20220428-224826_Gallery-scaled-1.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/04/Screenshot_20220428-224839_Gallery-scaled-1.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/04/20220428_221755-696x392-1.jpg)