Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar fotografi nga ushtrimi fushor “Ujku shigjetë”.
Demonstrimet finale i ka përcjellur nga afër komandanti i FSK’së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
“FSK gati për realizimin e DV-Day të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”. Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari është duke përcjellur nga afër demonstrimet finale të përgatitura për DV-Day, ku me këtë rast Komanda e Forcës Tokësore ka brifuar për rrjedhën e ushtrimit.”






