Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Prevallë, ku pesë persona dyshohet se janë goditur nga rrufeja.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se rasti është raportuar nga ora 12:14, ku pesë persona u goditën nga rrufeja.
Tutje, shtoi se nga të lënduarit, një grua ndodhet në gjendje të rëndë dhe se tashmë policia e ka rrethuar me shirit edhe vendin e ngjarjes.
https://www.facebook.com/100063640997174/posts/pfbid02pZcuuHMW4xXjPPUHYKwahnkWCWjSz36bUhNpbry497fMSsWC95NuR9KXmb8GAWULl/