6 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Pamje nga Bondsteel: Ushtarët amerikanë trajnohen për shpëtim të jetëve

- Advertisement -

Ushtarët amerikanë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR-it, kanë përfunduar një kurs luftarak një javor për shpëtimin e jetës në kampin Bondsteel.

Përmes një komunikate për media, KFOR ka thënë se ushtarët kryen masat e shpëtimit gjatë një simulimi.

“Kurset janë projektuar për të simuluar skenarë realistë, duke sfiduar studentët [ushtarët] të përdorin pjesë të ndryshme të kursit për të realizuar kujdesin e duhur për të lënduarit. Këto aftësi janë të dizajnuara për luftim, por mund të përdoren në situatat e përditshme të reagimit emergjent që LMT-të mund të hasin në komunitetet në mbarë Kosovën”.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit