Mbi 9 mijë e 500 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë gjatë të hënës.
Përpos kësaj, shumë njerëz raportohet të jenë të ngujuar nën rrënoja prej disa ditësh.
Por një histori tejet e ndjeshme është publikuar së fundi nga Turqia.
Në Hatay të Turqisë, një djalë tetë vjeçar është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtesë të shembur, pas 52 orësh, transmeton lajmi.net.
Yigit Cakmak u dërgua nga ndërtesa te nëna e tij që e priste, e cila e përshëndeti me një përqafim të madh.