1 C
New York
Monday, January 12, 2026

Buy now

PAMJE| Comodita Home rikthehet në operim në kohë rekord

- Advertisement -

Tri ditë pas incidentit në Gjakovë, fabrika lidere Comodita Home, pjesë e Devolli Corporation, është rikthyer në operim në kohë rekorde për të vazhduar të jetë simbol krenar i prodhimeve cilësore ‘Made in Kosova’.

Këtë të hënë, Comodita Home ka nisur punën me kapacitete funksionale, duke ruajtur standardet e cilësisë dhe efikasitetit, siç ishte edhe më parë, transmeton Klankosova.tv.

Rikthimi kaq i shpejtë në punë është bërë për shkak të solidarizimit të punëtorëve të kësaj fabrike lidere.

Ndërkohë, në ditën e rifillimit të prodhimit në Comodita Home, fabrikën e vizituan pos pronarëve Shkëlqim dhe Blerim Devolli, edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka dhe kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Kujtojmë se nga ky rast, fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë të lënduar, as në mesin e punëtorëve dhe as në mesin e personelit të angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit.

Bordi drejtues, në një njoftim për publikun të premten, bëri të ditur se vendimi për rifillimin e punës është marrë me përgjegjësi të plotë, duke pasur parasysh rëndësinë që vazhdimësia e operimit të kompanisë ka për mijëra familje që varen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga Comodita Home, si dhe për partnerët, furnitorët dhe bashkëpunëtorët tanë në vend dhe jashtë vendit

Të ngjashme

Të fundit