Home Rozë Pamela Anderson rrëfen një moment ‘të pistë’ për aktorin e njohur

Pamela Anderson rrëfen një moment ‘të pistë’ për aktorin e njohur

0

Pamela Anderson po tregon një histori ‘të pistë’ nga koha që kaloi në rezidencën e Playboy.

Në një fragment të kujtimeve në librin e saj të ardhshëm, Love, Pamela, kujtoi një vizitë në ish-shtëpinë famëkeqe të themeluesit të revistës Playboy, Hugh Hefner, ku ajo u përplas me Jack Nicholson ndërsa ai ishte ” duke e bërë treshe në tualet.”

“Z. Nicholson kishte dy gra të bukura” shkruan Anderson. “Të gjithë po qeshnin dhe putheshin pas murit, duke rrëshqitur mbi njëri-tjetrin. Unë kalova për të përdorur pasqyrën, duke u përkulur mbi lavaman për të rregulluar shkëlqimin e buzëve”.

“Duke u munduar të mos shikoja, por nuk munda ta mbaja veten dhe i rashë në sy në reflektimin e pasqyrës. Unë mendoj se kjo e çoi atë në vijën e finishit, sepse ai bëri një zhurmë qesharake, buzëqeshi dhe tha: ‘Faleminderit, e dashur’ ”

Ndërsa Anderson rrëfeu historinë e “Playboy Mansion” për Variety, ajo i përshkroi kujtimet e saj të periudhës kohore – megjithëse aktorja nuk specifikoi se kur ndodhi kjo vizitë – “si liri e plotë”.

Ishte plot me artistë, filantropë, intelektualë, gra të bukura”, tha ajo për median. “Ishte vërtet një përvojë”.

Anderson ishte një modele e njohur për revistën Playboy teksa u bë e famshme në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve ’90; 11 paraqitjet e saj në kopertinën e revistës janë një rekord në historinë 60-vjeçare të botimit, sipas Variety.

Exit mobile version