30.1 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

Pamela Anderson flet për pasiguritë gjatë rinisë

- Advertisement -

Pamela Anderson është një fenomen botëror e cila u bë e njohur me pozat e saj të nxehta për revistën “Playboy”.

Por para se 55-vjeçarja  të fitonte famë ajo tregon se në fillim i mungonte besimi tek vetja.

“E urreja mënyrën si dukesha, urreja gjithçka. Isha shumë e turpshme dhe gjithmonë mendoja se të gjithë ishin të bukur dhe  më mungonte vetëbesimi”-shprehet ajo.

Por gjithçka ndryshoi kur bukuroshja u bë modelja e revistës  “Playboy” për herë të parë në 1989. Ndër të tjera modelja ka folur edhe për procesin e plakjes ku është shprehur se preferon procesin natyral të plakjes në vend të ndërhyrjeve estetike.

Dua të shoh se çfarë do të ndodhë.Po e pranoj veten shumë më tepër këto kohë dhe ndihem shumë mirë” –vijon më tej ajo.

Anderson ka qenë në qëndër të vëmendjes së mediave të huaja kohët e fundit. Ajo së fundmi publikoi  dokumentarin e saj në Netflix  të titulluar “Love, Pamela”, i cili  tregon gjithçka për jetën private nisur nga romanca e me ish-bashkëshortin Tommy Lee deri tek fundi i martesës së tyre.

Të ngjashme

Të fundit