Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dëshmoi dje se s’e di saktë mbiemrin e shkrimtarit të njohur botëror, Orhan Pamuk, me të cilin u takua kryeministrin Albin Kurti përgjatë vizitës së këtij të fundit në Turqi.
Ajo këtë lapsus e bëri gjatë pjesëmarrjes në Panairin e Librit në Prishtinë, duke iu referuar mbiemrit “Pamuk” si “Pambuk”, shkruan Gazeta Insajderi.
E para e dikasterit të arsimit në Kosovë ka vizituar dje Panarin e Librit, ku theks të veçantë i ka vendosur librave nga shkrimtari i vlerësuar ditë më parë nga Albin Kurti.