Cole Palmer u bë lojtari i parë në historinë e Ligës Premier që shënon katër gola në një pjesë të vetme në fundjavë.
Ylli anglez është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme që prej transferimit te Chelsea verën e kaluar dhe ai tani konsiderohet si një nga më të mirët në botë.
22-vjeçari tani është përfshirë në 43 gola në kampionat (28 gola dhe 15 asistime) që nga debutimi i tij në Chelsea në shtator të vitit 2023.
Vetëm një lojtar në ligat kryesore të Evropës ka qenë i përfshirë në më shumë gola: Harry Kane për Bayern Munich me 49.
Në vitin e tij të parë në Stamford Bridge, Palmer ka qenë i përfshirë në më shumë gola se Erling Haaland apo Kylian Mbappe.
Sulmuesi norvegjez mbetet në vendin e tretë me 34 gola e pesë asistime, derisa Kylian Mbappe është i katërti me 29 gola e tetë asistime.
Palmer ka lënë mbrapa vetës emra të mëdhenj si Mohamed Salah, Robert Lewandowski, Vinicius Junior, Bukayo Saka e Phil Foden.