7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Pallati Buckingham zbulon datën zyrtare të varrimit të Mbretëreshës Elizabeth

- Advertisement -

Funerali i Mbretëreshës do të mbahet në Westminster Abbey të hënën më 19 shtator. Lajmi është bërë i ditur nga Pallati Buckingham.

Arkivoli i saj do të udhëtojë për në Edinburg nesër, të dielën 11 shtator, për të mbërritur në Pallatin e Holyroodhouse, ku do të qendrojë në dhomën e Fronit deri në pasditen e së hënës 12 shtator.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare. Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi shëndeti i saj u përkeqësua.

“Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”, thuhej në njoftimin e Pallatit. Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, do të udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit./abcnews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit