![Pallaska: Në KQZ duket se s’ranë vetëm serverët, dikujt s’i konvenoi rezultati Pallaska: Në KQZ duket se s’ranë vetëm serverët, dikujt s’i konvenoi rezultati](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/09/96121641291978.jpg)
Avokati Dastid Pallaska ka thënë se siç duket dikujt s’i konvenoi rezultati, prandaj u ndërhy në faqe të KQZ-së.
“Skenari duket i qartë, prishja e procesit zgjedhor vetëm pse rezultati nuk po i përshtatet dikujt. Kjo nuk duhet të lejohet pasi që rrezikon jo vetëm integritetin e procesit zgjedhor por edhe ka mundësi të shkaktojë tensione të rrezikshme që mund të shpien në dhunë.” – ka thënë ndër të tjera ai.
E plotë:
Në KQZ nuk duket se kanë rënë vetëm serverët.
Gabimet e pabesueshme në të dhënat e raportuara në KQZ, dështimi i KQZ-së për adresuar problemin dhe pezulluar platformën derisa të korrigjohen të dhënat e gabuara dhe keq-përdorimi i të dhënave nga disa media dhe politikanë të pa-përgjegjshëm janë shkaqe të mjaftueshme që Prokuroria e Shtetit të zbarkojë në KQZ dhe të sigurojë serverët e KQZ-se dhe qendrat e numërimit të votave.
Skenari duket i qartë, prishja e procesit zgjedhor vetëm pse rezultati nuk po i përshtatet dikujt. Kjo nuk duhet të lejohet pasi që rrezikon jo vetëm integritetin e procesit zgjedhor por edhe ka mundësi të shkaktojë tensione të rrezikshme që mund të shpien në dhunë.