“Bojlerët e filterët” ishin kryefjalë e ditës së sotme.
Jo në kuptimin e parë të tyre, por që ato u përmenden nga kryeministri Kurti në fjalimin e tij i cili mundohej të ilustronte fajin tek qeverisjet e kaluara për gjendjen jo të mirë me energjinë elektrike.
Në lidhje me këto deklarata, kryeministri Kurti ka marrë kritika nga avokati i njohur, Dastid Pallaska.
Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook ka thënë se deklarata të tilla janë “përpjekje qesharake për të impresionuar me njohuri”.
Madje ai thotë se kjo i kujton edhe një thënie të Stephen Haëking: Armiku më i madh i diturisë nuk është injoranca por iluzioni i diturisë.
Postimi i plotë i Pallaskës:
Përpjekja qesharake e Kryeministrit për të na impresionuar me njohuritë e tij për paisjet teknike të termoelektranës më kujton thënien e Stephen Haëking se “armiku më i madh i diturisë nuk është injoranca por iluzioni i diturisë.”
Një defekt tipik i studentëve të “shkëlqyeshëm” që mësojnë përmendësh.
Siç po shihet, lexojnë shumë por pak kuptojnë!!!