Kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, do të mbajë një tubim me mbështetësit e tij në sallën “Minatori” në Mitrovicë për të festuar rezultatin e tij në zgjedhje.
Atje shihet se kanë shkuar një numër i madh simpatizantësh për t’iu bashkuar festës së tij.
Aktualisht ai po prin me 48,57% nga 27,66% të votave të numëruara, ndërkaq kandidati i Vetëvendosjes e Guxo, Faton Peci, po e ndjek me 47,34%.